Eskalon debati mes Pozharit dhe Behramit, moderatorit i ‘shkojnë nerva’ – flasin për Hashim Thaçin!

Aktuale

Eskalon debati mes Pozharit dhe Behramit, moderatorit i ‘shkojnë nerva’ – flasin për Hashim Thaçin!

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 18:02
Artan Behrami, Leart Hoxha dhe Xhevdet Pozhari

Xhevdet Pozhari dhe Artan Behrami, kanë debatuar në mënyrë të zjarrtë në emisionin e fundit të “Context.”

Ata janë kapur për situatën në veri, duke debatuar me qëndrime të ashpra e të betonizuara.

“Zoti Thaçi përpara dy fjali ka pasë që ja ka përmbushë krejt karrierën, stukturat euroatlantike.” – theksoi Pozhari.

“Ja ka rrotullu kamionat BE-së. Eulexit, që është mision i BE-së” – ia ktheu Behrami, që dikur e këshillonte Thaçin.

“Që ju mbivendosën drejtësisë, ka dështu me siguru sistemin e drejtësisë…sepse s’ke ndërtu sistem të drejtësisë, me pasë besim” – ishte përgjigja e z. Pozharit.

“A u blloku polici në veri” – theksoi z. Behrami.

E pastaj në mes hyri edhe emri i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe ai i Hashim Thaçit, president i Kosovës.

Për shkak se dy analistët në fjalë flasin në të njëjtën kohë, gazetari i Nacionales e ka të vështirë të transkriptojë ato çfarë thanë Behrami e Pozhari.

E për këtë zhurmë, duket të mos jetë ndarë i kënaqur drejtuesi i emisionit, Leart Hoxha, i cili në një moment pakënaqësinë me përplasjen e tregon nëpërmjet mimikës së fytyrës. Kjo pasi, "Context" mbetet një nga emisionet ku debatohet qetas dhe pa zhurmë.

Megjithatë, diskutimin e zjarrtë mund ta ndiqni videon e mëposhtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat