Beqa: Nuk i kam përcjellë deklaratat e Ganimete Musliut e Vjosa Osmanit

Aktuale

Beqa: Nuk i kam përcjellë deklaratat e Ganimete Musliut e Vjosa Osmanit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 18:23
Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka refuzuar të komentojë deklaratën e bashkëpartiakes së tij, Ganimete Musliu, e cila sot tha se presidentja Osmani do të mbahet mend “si një grua që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”.

Beqa në “Frontal” tha se nuk i ka përcjell deklaratat e deklaratat e Musliut e Osmanit.

Ai tha se “konsideron që pesha politike e presidentes Osmani është  e ulët”.

“Unë nuk i kam përcjell deklaratat e deputetes e as të Vjosa Osmanit. Unë konsideroj që pesha politike e presidentes Osmani është në performancë të ulët, jashtë pritjeve të qytetarëve. Fatkeqësisht e ka një peshë të ulët politike, uroj që ajo të reflektoj, ta kryej mandatin e saj, dhe të jetë në shërbim të të gjithëve”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat