Hyseni: Dorëzimi i kërkesës për anëtarësim në BE është moment i rëndësishëm, por jo superhistorik

Aktuale

Hyseni: Dorëzimi i kërkesës për anëtarësim në BE është moment i rëndësishëm, por jo superhistorik

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 21:35
Skënder Hyseni

Për dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në BE, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se është moment i rëndësishëm, por jo superhistorik.

Sipas tij, moment historik do të jetë vetëm atë ditë kur Kosova anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Unë mendoj se është moment i rëndësishëm gjithsesi nuk do ta kualifikoja si superhistorik sepse moment historik do të jetë vetëm atë ditë kur Kosova të anëtarësohet plotësisht me të drejta të plota dhe të barabarta në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Hyseni në Tëvë1.

Për deklaratën e Vuçiqit, i cili tha se me aplikimin për anëtarësim në BE, Kosova shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit, Hyseni tha se nuk është shkelur asnjë marrëveshje.

“Nuk ka shkel asnjë marrëveshje sepse nëse Vuçiqi i referohet asaj pikës së moratoriumit ajo ka qenë e afatizime për një vit dhe Kosova në krye të vitit e ka pasur lirinë e plotë të aplikojë kudo në çfarëdo organizate ndërkombëtare, pra nuk ka asnjë shkelje”, ka thënë Hyseni.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dorëzoi të enjten aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat