Krasniqi: Nëse nuk formohet Asociacioni, veriu i rebeluar ndahet

Aktuale

Krasniqi: Nëse nuk formohet Asociacioni, veriu i rebeluar ndahet

Nga: A.SH Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 22:32
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se nëse nuk formohet acociacioni atëherë veriu ndahet, por nëse ai formohet në bazë të Kushtetuës sonë, veriu do të mbetet brenda Kosovës dhe fillon integrimi i serbëve.

Majde, ai thotë se “formimi i Bashkësisë së Komunave është obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë me ratifikim në Kuvend”.

Postimi në Facebook:

Nëse nuk formohet Asociacioni, veriu i rebeluar ndahet. Nëse formohet sipas termave të Kushtetutës sonë, veriu mbetet brenda Kosovës dhe fillon procesi i integrimit të serbëve. Formimi i Bashkësisë së Komunave është obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë me ratifikim në Kuvend. Veprimet revolucionare që nuk pranojnë vendimet e qeverive dhe kuvendeve pararendëse, nuk shpiejnë askund. Ne shqiptarët e kemi provuar atë çorbë dhe ende i vuajmë pasojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat