Çitaku ironizon me kërkesën e Vuçiqit drejtuar KFOR-it: Unë kam kërkuar udhëtim në hënë, dhe kam më shumë gjasa

Aktuale

Çitaku ironizon me kërkesën e Vuçiqit drejtuar KFOR-it: Unë kam kërkuar udhëtim në hënë, dhe kam më shumë gjasa

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 22:34
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pak çaste pas publikimit të vendimit të qeverisë serbe, se sonte do t'i dërgojnë një postë elektronike KFOR-it për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Çitaku ironizoi, duke thënë se ajo i ka dërguar një "email" NASA-s, ku ka kërkuar udhëtim në hënë.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Presidenti i Serbisë i paska dërgu një email Komandës së KFOR me kërkesën për “ zbarkimin e 1000 ushtarëve “ të ushtrisë së Serbisë në Kosovë.

Edhe unë e kam dërgu një email në NASA. Kam kërkuar që të ma sigurojnë një udhëtim në Hënë.

Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vucic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat