Musliu e tmerruar nga vendimi i Speciales: Shpirti im është i rënduar nga dhimbja

Aktuale

Musliu e tmerruar nga vendimi i Speciales: Shpirti im është i rënduar nga dhimbja

Nga: N.E. Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 10:58
Deputetja nga radhët e PDK-së

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës.

Musliu ka thënë se është e tmerruar nga vendimi i Gjykatës në Hagë.

Ajo ka shtuar se shpirti i saj është rënduar nga dhimbja për Calin dhe veprën sublime të UÇK-së.

Postimi i saj i plotë:

E t’merruar nga vendimi I gjykates në Hagë!!!

Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime.

Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajo kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificen e popullit tim.

Sot edhe pse ndërgjegjën e kam të pastërt, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE.

Lavdi e përjetshme luftës së CALIT dhe UÇK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat