Kurti reagon për ndalimin e Trajkoviç: Shkelje e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje ndaj serbëve që pranojnë ligjet e Kosovës

Aktuale

Kurti reagon për ndalimin e Trajkoviç: Shkelje e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje ndaj serbëve që pranojnë ligjet e Kosovës

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 11:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ndalimin për më shumë se 10 orë që Policia e Serbisë i bëri politikanes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, kryeministri Albin Kurti e ka quajtur “shkelje të rëndë ndaj të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që i binder ligjit”.

“Ndalimi 10-orësh kufitar i Dr. Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit të Kosovës Nenad Rashiq dhe diabetike, për herë të dytë këtë javë nga regjimi autokratik i Serbisë, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike kundër serbëve të Kosovës që i binden ligjit”, shkroi Kurti në Twitter derisa edhe i etiketoi ShBA-në, Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat