​Qeveria i jep hua 20 milionë euro Telekomit

Aktuale

​Qeveria i jep hua 20 milionë euro Telekomit

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 12:05
Telekomi

Qeveria e Kosovës ia ka dhënë hua 20 milionë euro Telekomit për investime infrastrukturore.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se këto mjete për vitin aktual do të ofrohen në vlerë prej 5 milionë euro, ndërsa 15 milionët e tjerë do të ofrohen vitin e ardhshëm.

“Kërkesa për hua që kemi pranuar nga Telekomi i Kosovës që ka të bëjë me financimin e investimeve në infrastrukturën apo në përditësimin e infrastrukturës që kanë dhe teknologjisë dhe procesin e prokurimit që tashmë e kanë përmbyllur. Fillimisht marr parasysh që jemi në përmbyllje të këtij viti fiskal dhe me anë të ligjit të buxhetit kemi paraparë shumën prej 40 milionë euro e cila në masën e madhe mbi 32 milionë euro është shfrytëzuar për KOSTT dhe Telekom përfundimisht, shuma e mbetur pra mund të dedikohet para mbylljes të këtij viti fiskal, kurse pjesa tjetër që mbetet për financimin e projektit investiv ashtu siç ka kërkuar Telekomi të kryhen me procesin e vitit fiskal, kërkesa është që aprovohet një huadhënie deri në 5 milionë euro për Telekomin për këtë vit fiskal kurse pjesa tjetër e mbetur prej 15 milionë të trajtohet në vitin e ardhshëm me buxhetin e ri në tërësi kërkesa nga Telekomi ka qenë 20 milionë euro”, theksoi ai.

E këtë e mirëpriti, e para e ekonomisë kosovare, Artane Rizvanolli e cila tha se me këtë huadhënie për Telekomin po përmirësohet cilësia e shërbimit për konsumatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat