Dënimi i Calit/ Gazetari Sopa ‘godet’ PDK-në: Mos kukatni, ua boton një postim të Hashim Thaçit për Specialen!

Aktuale

Dënimi i Calit/ Gazetari Sopa ‘godet’ PDK-në: Mos kukatni, ua boton një postim të Hashim Thaçit për Specialen!

Nga: N. Sh. Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 15:38
Hashim Thaçi

Gazetari Jeton Sopa, ka reaguar ndaj PDK-së, pas dënimit prej 26 viteve burg për komandantin e UÇK-së, Sali Mustafën nga Gjykata Speciale.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se PDK-ja të mos kukatë.

Ai e ka shpërnda edhe një fotografi të Hashim Thaçit, i cili kur është themeluar Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës kishte reaguar ashpër ndaj deputetëve që nuk e votuan atë.

Sopa shkruan se, dikur këta të PDK-së kanë shitur patriotizëm kru është themeluar Gjykata Speciale.

Ai madje i quan të marrë  që po kukatin tash.

Postimi i plotë:

...bile ju të PDK-s mos kukatni🤫

Ju dikur na shisnit patriotizëm kur e themeloi Hashimi Gjykatën Speciale, ju a përnimen paski menu që ushtarët e UÇK-së kanë me i çu në Hagë për me i pastru qashtu qysh ju thonte Hashimi a?

Seriozisht jeni të marrë, e tash kur po ju shoh tu kukatë po e di që jeni tu vujtë në vetvete nga marrëzia juaj, e qysh po shihet kini me i mshu edhe murit me kry 🤦‍♂️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat