Nait Hasani: Unë jam Salih Mustafa, më dënoni dhe mua

Aktuale

Nait Hasani: Unë jam Salih Mustafa, më dënoni dhe mua

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 16:04
Nait Hasani

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka kundërshtuar dënimin e Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.

Ai ka përmendur rastin e gjeneralit të policisë serbe në Kosovë, Sreten Llukiçin, i cili për krime luftë në Kosovë është dënuar me 20 vite burg.

“26 vjet. Unë jam Sali Mustafa, më dënoni dhe mua!

Ndërsa këto gjykata, Sreten Llukiçin, Gjeneral i policisë Serbe në Kosovë, me 13 000 të vrarë, prej tyre 1200 fëmijë, gra e pleq te dhunuar, me dhjetëra Varreza masive të Shqiptarëve nëpër Serbi, me djegie të gjallëve dhe djegie të kufomave të Shqiptarëve denohet me 20 vjet burg dhe lirohet me kusht! Kjo është drejtësi???!!!”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat