Haradinaj publikon fjalimin e tij ku lutej që të mos votohej Gjykata Speciale

Aktuale

Haradinaj publikon fjalimin e tij ku lutej që të mos votohej Gjykata Speciale

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:01
Daut Haradinaj

Më 3 gusht të vitit 2015 ishte votuar Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës. Është pikërisht kjo gjykatë që ka nisur procesin e aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli e së fundi edhe mori vendim për dënim të Sali Mustafës.

Mirëpo, për dallim nga partitë në pushtet të asaj kohe, partitë opozitare patën kundërshtuar votimin e kësaj gjykate.

Kundërshtimin për Gjykatën Speciale e argumentoi fuqishëm para deputetëve edhe Daut Haradinaj.

Haradinaj ka rikujtuar edhe një herë fjalën e tij atë datë, duke e publikuar në profilin e tij në Facebook.Haradinaj aso kohe i kishte përmendur me emra deputetët e PDK-së, duke ua kujtuar të kaluarën e tyre si pjesë e UÇK-së.

E kishte përmendur Agim Çekun, ish komandant i UÇK-së dhe vrasjen e babait të tij në Qyshk nga forcat serbe.“Po ju këqyri në sy dhe po ju lus që mos ta votoni Gjykatën Speciale”, kishte thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat