​Qeveria: Reforma e inspektimeve, prioritet që synon përmirësimin e mjedisit afarist

Aktuale

​Qeveria: Reforma e inspektimeve, prioritet që synon përmirësimin e mjedisit afarist

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 20:58
Foto nga takimi

Në kuadër të reformës së inspektimeve dhe aktiviteteve të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm (ZIP), në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, janë organizuar dy punëtori me inspektorë të tregut dhe të ndërtimeve, të nivelit qendror dhe lokal.

Sipas një komunikate të Qeverisë, reforma e sistemit të inspektimeve është një ndër reformat më të rëndësishme për përmirësimin e ambientit afarist në Kosovë.

“Për prezantimin e kësaj reforme, si dhe aktiviteteve të nevojshme për zbatimin e saj sipas Ligjit për Inspektimet (NR.08/L-067) i cili është publikuar në gazetë zyrtare në janar 2022 dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, gjatë muajit dhjetor u zhvilluan dy punëtori me mbi 38 inspektorë të tregut dhe të ndërtimeve të nivelit qendror dhe lokal, dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës për implementimin e reformës së inspektimeve. Në këto punëtori u prezantua fushëveprimi dhe parimet e inspektimit, organizimi institucional i ZIP dhe organeve të veçanta inspektuese, si dhe procedura e inspektimit. Përmes ushtrimeve të përbashkëta, gjatë punëtorive, u prezantua metodologjia e bazuar në rrezik. Sipas kësaj metodologjie, inspektimet do të planifikohen dhe zhvillohen duke marrë për bazë shkallën e rrezikut që paraqet veprimtaria e subjektit të inspektimit dhe duke i ndarë subjektet e inspektimit dhe veprimtaritë e tyre në grupe të rrezikut për interesin publik, përfshirë shëndetin, sigurinë publike apo mjedisin.

Flamur Salihu, Zëvendësuesinspektor i përgjithshëm i Kosovës, potencoi se Ligji për Inspektimet është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe shërben si platformë e mirë për reformimin e sistemit të inspektimeve në Kosovë.

“Ky ligj ka për qëllim përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë. Përmes punëtorive të tilla do t’i qasemi të gjithë inspektorëve në fushëveprim të këtij ligji në mënyrë që t’i unifikojmë procedurat, të përmirësojmë koordinimin dhe të punojmë bashkë drejt mbështetjes së subjekteve të inspektimit.” u shpreh Salihu.

Sipas komunikatës, reforma e inspektimeve është pjesë e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me të cilën synohet përmirësimi i mjedisit afarist.

“Përmes kësaj reforme do të racionalizohet numri i organeve inspektuese në administratën shtetërore, do të konkretizohen kompetencat e tyre, si dhe do të rritet transparenca dhe llogaridhënia në sistemin e inspektimeve”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat