Misteri i zhdukjes së gruas nga Mitrovica, Prokuroria ende pa asnjë rezultat për zbardhje të rastit

Aktuale

Misteri i zhdukjes së gruas nga Mitrovica, Prokuroria ende pa asnjë rezultat për zbardhje të rastit

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 12:13
Mirjeta Zeka-Shabani

Zhdukja e saj edhe sot është një mister. Tash e katër vite nuk dihet asgje për fatin e Mirjeta Zeka-Shabanit. Ajo më 31 mars të vitit 2019 është zhdukur pa ndonjë gjurmë.

Për këtë rast, pa treguar arsyet se pse erdhi deri tek mosvazhdimi i hetimeve.

“Hetimet për këtë rast kanë filluar, pastaj janë ndërprerë, dhe do të rifillojnë kur të eliminohen shkaqet të cilat kanë shkaktuar pezullimin”, thuhej në përgjigjen e zyrtarit për informim të kësaj prokurorie, Valon Pretenit në mars të këtij viti.

Prokuroria: S’kemi lënë gurë pa lëvizur për këtë rast

Nga Prokuroria po theksojnë se familjarët e gruas së zhdukur ende nuk janë dëgjuar nga hetuesia. 

“Tre vajzat e të pandehurit nuk janë dëgju, ato janë në Gjermani, ato nuk i kemi dëgju, nuk po mundemi me i siguru”, ka thënë prokurori Rexha duke potencuar se kanë kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar, por që për shkak të legjislacionit në shtetin gjerman, nuk po arrijnë që të njëjtat t’i sigurojnë. 

Gashi ka thënë se “nuk po lënë gur pa lëvizur”, për të zbardhur rastin, por që deri më tani nuk ka asgjë në këtë drejtim.

Historiku i zhdukjes së Mirjeta Zeka-Shabanit

Sipas Betimit për Drejtësi, Mirjeta Zeka-Shabani, dyshohet të jetë zhdukur më 31 mars 2019. Atë ditë ajo planifikonte të kthehej në Gjermani.

Kanë qenë vëllezërit e Mirjetës, ata të cilët pas marrjes së informatave për zhdukjen e saj e kishin raportuar rastin në Polici. Sipas familjarëve, për zhdukjen e Mirjetës ishin njoftuar nga bashkëshorti i saj N.SH, disa muaj pas zhdukjes, ku sipas tyre iu është thënë se e njëjta ka ikur. Mirëpo, të njëjtit në vazhdimësi kanë hedhur dyshime për zhdukjen e saj.

Për këtë rast, në vitin 2020, Policia dhe njësitet e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), kishin bërë kërkime pranë urës së Ibrit, ku dyshohej se ishte trupi i Mirjeta Zeka-Shabanit, mirëpo kërkimet në këtë zonë kishin përfunduar pa rezultat.

Kërkime të ngjashme ishin bërë edhe në dhjetor të vitit 2021 në lumin Sitnica, por edhe kësaj radhe nuk ishte gjetur asnjë gjurmë për Mirjeta Zekën.

“Betimi për Drejtësi”, ka tentuar të kontaktojë edhe me bashkëshortin e Mirjetës, të dyshuarin N.SH, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm dhe nuk ka qenë e mundur të dëgjohet edhe versioni i tij lidhur me dyshimet për zhdukjen e Mirjetës si dhe me dyshimet për vrasjen e saj. /BetimipërDrejtësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat