Sindikata e Policisë me thirrje urgjente për policët e bllokuar: Duhet të intervenohet urgjentisht

Aktuale

Sindikata e Policisë me thirrje urgjente për policët e bllokuar: Duhet të intervenohet urgjentisht

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 12:50
Policia e Kosovës

Një thirrje emergjente i  është drejtuar Presidencës së Kosovës, Qeverisë, EULEX-it dhe KFOR-it nga Sindikata e Policisë së Kosovës. Të njëjtit kanë kërkuar që të verpohet me urgjencë për zyrtarët policorë të mbetur në Leposaviq dhe Jarinje.

Përmes një komunikate, Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se durimi ka fundin e vet dhe se tashmë, bëhet fjalë për një krizë humanitare.

“Zyrtarët policor në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë. Duhet të kuptojmë se edhe durimi e ka fundin e vet edhe për ata që janë atje edhe për ne. Në këtë rast është tejkaluar gjithçka nga normalja sepse kemi të bëjmë me rrezikun e jetës nga sëmundje të ndryshme të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve që banojnë në atë pjesë, tani më kemi të bëjmë me krizë humanitare, prandaj duhet të intervenohet urgjentisht!”, thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, Sindikata ka kërkuar që të bashkërendojnë veprimet dhe në mënyrë të menjëhershme, të krijohen kushtet për lëvizje të lirë dhe zyrtarëve policor t’ju bëhet ndrrimi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani kishte thënë se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave, konfirmohet se kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policorë të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka deklaruar Kelani.

Për të tetën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat