Pozhari: Sondazhi ku VV-ja del 42,6 për qind ia kish këput këmbët opozitës

Aktuale

Pozhari: Sondazhi ku VV-ja del 42,6 për qind ia kish këput këmbët opozitës

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 15:22
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Xhevdet Pozhari, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një sondazh të publikuar në emisone televizive.

Ai ka shkruar se rezultati i lartë i LVV-së prej 42,6 për qind “ja kish këput këmbët opozitës”.

Tutje, z. Pozhari shkroi se buxheti prej 3,2 miliardë euro do ta thellojë edhe më shumë diferencën.

Postimi i plotë:

Sondazhi ku VV del 42.6% ja kish këput këmbët opozitës.

Ndërkohë, pas miratimit të buxhetit 3.2 miliardë euro të vitit 2023 prej të cilave 1 miliard e 98 milionë janë në kategorinë "Subvencione dhe transfere", ndërsa 811 milionë euro për shpenzime kapitale, predispozitat janë se diferenca mund të thellohet edhe më shumë në dy vitet e ardhshme të qeverisjes.

E rond kjo informatë për vikend, sidomos tash që edhe villat në Brezovicë nuk i kanë. 🤣

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat