Zafir Berisha: Specialja u themelua me ndihmën e argatëve të Serbisë në Kosovë

Aktuale

Zafir Berisha: Specialja u themelua me ndihmën e argatëve të Serbisë në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 17:04
Zafir Berisha

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka folur për mënyrën se si është themeluar Gjykata Speciale.

Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë është formuar me dosje të fabrikuara në Serbi dhe me ndihmën argatëve të tyre në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo gjykatë është themeluar për të barazuar luftën çlirimtare të Kosovës me gjenocidin serb.

“Nuk është ndonjë zbulim epokal nëse e thu atë që dihet publikisht : gjykata speciale në Hagë është themeluar me dosje të fabrikuara në Serbi me ndihmën e lobimit të Rusisë dhe argatëve të tyre në Kosovë, ku për qëllim ka barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë me iden që në të ardhmen të bëhet pajtimi mes shqipëtarve dhe serbëve, pa çka se serbët historikishtë kanë bër gjenocid ndaj shqiptarëve, që nga ardhja e tyre në Ballkan nga Karpatet e Rusisë”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat