​Intelektuali danez mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Aktuale

​Intelektuali danez mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 23:26
Niels Henrik Hooge

Hulumtuesi shkencor, juristi, filozofi dhe shkrimtari danez, Niels Henrik Hooge ka mbështetur publikisht kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Si disa persona të tjerë këtu në Danimarkë, edhe unë mbështes iniciativën që institucionet në Kosovë ta përdorin këtë logo si emërtim i përbashkët për spastrimin etnik, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin që ndodhi para dhe gjatë fundit të shekullit të kaluar në Kosovë. Ngjarjet vazhdojnë të përbëjnë një traumë dhe meritojnë një simbol që kontribuon që ato të mos zhduken nga kujtesa historike.”, ka shkruar Niels Henrik Hooge.

Përndryshe, në momentet më kritike për popullin tonë, në kohën kur Serbia kishte vënë në funksion të gjitha aparatet e dhunës për të zbatuar politikën e gjenocidit në Kosovë, intelektuali danez la luksin e Danimarkës, erdhi në Kosovë dhe iu bashkëngjit luftës çlirimtare të UÇK-së.

Për ne, është nder i madh që një intelektual dhe humanist si Niels Henrik Hooge të përkrahë iniciativën për simbolin e gjenocidit në Kosovë. Faleminderit shumë Niels Henrik Hooge dhe të jemi mirënjohës përjetësisht për çdo gjë që ke bërë për Kosovën”, thuhet në një postim të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, e cila kohë më parë ka bërë një kërkesë publike ndaj institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja të njihet si simbol i gjenocidit serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat