Përfundon protesta në kufirin Kosovë-Serbi afër Jarinjës, policia serbe jep këtë premtim!

Aktuale

Përfundon protesta në kufirin Kosovë-Serbi afër Jarinjës, policia serbe jep këtë premtim!

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 13:33 Përditësuar në ora: 15:49 më 18.12.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Përfundon protesta në kufirin Kosovë-Serbi afër Jarinjës

Në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – ka mbaruar një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.

Organizatorët e protestës kanë thënë se serbët në veri të Kosovës janë “në presion të madh” dhe që e kanë pasur të ndaluar që t’i bashkohen protestës së 18 dhjetorit.

Kur e kanë përmendur presionin, ata kanë kritikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Kemi dashur të shkojmë te KFOR-i, atje do të na ishin bashkëngjitur edhe disa persona tjerë, për t’i treguar KFOR-it që të largohet nga këtu, sepse nuk ka çfarë kërkon”.

Pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR janë parë prezentë në anën kosovare të pikëkalimit në Jarinjë.

Kjo është toka jonë dhe nuk pajtohemi me këto kalime administrative”, ka thënë, Damjan Knezhevic, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.

Ky grup e ka organizuar protestën dhe u ka bërë thirrje mbështetësve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjë – Hercegovinës, që t’iu bashkohen në afërsi të Jarinjës.

​Shpërndahen shumica e serbëve në Jarinje

Pjesa dërmuesve e serbëve në Jarinjë, tek territori i Serbisë, tashmë janë shpërndarë, derisa dhjetëra të rinj kanë mbetur duke provuar që t’i bindin policët për t’iu lejuar kalimin e kufirit dhe hyrjen në territorin e Kosovës.

Numër i shtuar i forcave policore të njësisë speciale të Serbisë, kanë arritur për t’i ndihmuar kolegët e tyre. Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, përveç përplasjeve në mes vete të pjesëmarrësve në këtë tubim.

Kurse, te pjesa kufitare e Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it.

Përleshje mes protestuesve dhe policisë serbe në Jarinjë

Nacionalistët serbë janë duke protestuar në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi përkatësisht në Rashkë.

Në pamje shihen edhe protestuesit që kanë arritur të kalojnë grupin e parë të policëve serbë që po kontrollonin turmën me qëllim të kalimit të kufirit ku pati edhe përleshje mes policëve dhe protestueseve.

Njëri nga protestuesit serbë ka deklaruar se nuk dëshirojnë që të përleshen me policët e tyre por dëshirojnë të dërgojnë mesazhin se kanë njerëzit e tyre në anën tjetër të kufirit.

Kjo protestë ka ardhur vetëm pak ditë pasi që presidenti serb Vuçiq, i dorëzoi kërkesën KFOR-it për  kthimin e trupave ushtarake në Kosovë.

Nga ana tjeter KFOR-i ka vendosur rrethoja me gjemba në afërsi të kufirit aty ku edhe janë tubuar nacionalistët serbë.

Ndërsa në pjesën ku janë vendosur barrikadat nga serbët, në fshatin Rudarë po qëndron gazetarja e Kanal 10 Bleona Dallaveraj, e cila ka raportuar se situata është e qetë dhe barrikadat po vazhdojnë të bllokojnë rrugën në ditën e nëntë të tyre.

 

Ish-deputeti serb futet “live” nga protesta në pikën kufitare në Jarinje

Në pikën kufitare në Jarinje në anën nga Serbia janë mbledhur disa qytetarë serbë.

Në mesin e të mbledhurve është edhe ish deputeti i Partisë Radikale serbe, Nemanja Sharoviq.

Sharoviq në Facebook është lidhur direkt (live) nga Jarinje atje ku po mbahet kjo protestë. 

Në këtë video shihen polica serbe para protestuesve. 

Ndërkohë sot është dita e nëntë prej që janë vendosur barrikadat në komunat veriore të Kosovës.

​Tubimi i serbëve në Jarinje shoqërohet me këngë nacionale për Kosovën dhe betejën e Koshares

Ndonëse kordoni i policisë serbe vazhdon të qëndrojë para të tubuarve në Jarinje, duke mos i lejuar ata ta kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e Kosovës për katër persona pati përjashtim.

KosovaPress mëson se kalimi i është lejuar vetëm dy përfaqësuesve të këtij tubimi, si dhe dy gazetarëve, gjë që është kundërshtuar nga organizatorët.

Tubimi po shoqërohet me këngë nacionaliste për Kosovën dhe betejën e Koshares.

Ata po insistojnë që të gjithëve t’u lejohet hyrja në Kosovë.

Në pikën kufitare të pjesës së Kosovës janë edhe pjesëtarë të KFOR-it. 

“F*** NATO”: Protestuesit serbë me maska shajnë KFOR-in afër Jarinjës

Protestuesit serbë me maska në veri të Kosovës kanë brohoritur “Fuck NATO”,duke sharë kështu misionin e KFOR-it, i cili po qëndron pak metra më larg, në anën tjetër nga kufiri i Jarinjes.

Të njëjtit, pasi dogjën pankartën me mbishkrimin “Marrëveshja e Brukselit”, dhe ekspozuan hartën e Kosovës me flamurin serb, kanë nisur edhe brohorimat. 

“Fuck NATO.” – kanë qenë disa prej tyre, sipas pamjeve live nga faqja "Srbin.info".

Ndërkohë, një numër i madh i personave është mbledhur afër kufirit në Jarinjë.

Më herët, mediumi serb “Kossev” raportoi se personat që po protestojnë vijnë nga Serbia, Republika Srpska dhe Mali i Zi.

Megjithatë, është përfolur se aty janë edhe disa pjesëtarë të grupit rus “Ujqit e natës”.

Protestuesit, më herët po mbanin edhe pankarta si “S’ka dorëzim të Kosovës”.

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, - në anën e territorit serb - teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.

Policia është parë duke e ndaluar një person./REL

Protestuesit serb thyejnë kordonin e policisë, i afrohen kufirit me Kosovën

Grupet djathtiste serbe të cilat ishin duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke tentuar t’i afrohen kështu territorit të Kosovës.

Për një moment është dëgjuar edhe një shok-bombë, kurse policia po tenton t’i ndalojë.

Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë.  Protestuesit gjatë të kohës po i ofendojnë policët serb të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej.

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.

“Patrulla Kombëtare” është organizatë e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Wagner”.

Në protestë janë parë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”

Grupet djathtiste serbe ia vënë flakën “Marrëveshjes së Brukselit”, nuk po lejohen të kalojnë në territorin e Kosovës

Disa protestues tashmë janë mbledhur afër pikës kufitare në Jarinjë, në anën e territorit serb.

Policia serbe ka krijuar një kodron në afërsi të kufirit, duke mos lejuar protesuestit që të kalojnë në anën e Kosovës.

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.

Në protestë janë parë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”.

Ata në një moment i vënë flakën “Marrëveshjes së Brukselit”, duke e shoqëruar këtë veprim me këngë shoveniste.

Ndërkaq pak metra më tej në pjesën e territorit të Kosovës, KFOR-i ka krijuar një kordon me blinda dhe tela me gjemba duke bllokuar kështu kalimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat