Serbët mblidhen edhe në Rudarë pas barrikadave

Aktuale

Serbët mblidhen edhe në Rudarë pas barrikadave

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 15:59
Foto nga protesta në Jarinjë

Sot veriu ka hyrë në ditën e nëntë të barrikadimit të rrugëve nga serbët lokal, si shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq, që dyshohet për sulmin e zyrave të KQZ-së në veri të vendit, raporton Gazeta10.

Atje po qëndron gazetarja e Kanal 10 e cila ka thënë se situata është e qetë në këtë pjesë të veriut por që shihen më shumë forca te shtuara të KFOR-it por që nuk kanë tentuar as sot të largojnë këto pengesa.

“Rruga po vazhdon të jetë e bllokuar në fshatin Rudarë, jemi në rrugën që të qon në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Që nga mëngjesi e deri tani situata ka qenë e qetë dhe ka pasur shumë pak lëvizje të qytëtarëve që jetojnë këtu, situatën e kanë mbikëqyrur ekipi i KFOR-it dhe herë pas here edhe ekipi i EULEX-it. Nuk ka pasur ndonjë lëvizje nga protestuesit serbë këtu por as nga ana e KFOR-it për heqjen e barrikadave.”, ka raportuar gazetarja.

Tutje gazetarja ka thënë se mbrapa barrikadave janë mbledhur serbë në grupe edhe në këtë pjesë të veriut.

Ndërkaq në afërsi të Jarinjës, nacionalistët serbë janë mbledhur dhe janë përleshur me policinë serbe duke tentuar që të hyjnë në Kosovë dhe të thyejnë pikën kufitare në Jarinjë.

Ata kanë kënduar këngë nacionaliste e kanë thirrur vazhdimisht “Kosovë zemra e Serbisë”.

Ndaj kësaj KFOR-i ka marrur masa duke vendosur rrethoja me gjemba në afërsi të kufirit ku edhe po protestojnë serbët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat