Tjetër ndalesë nga serbët për Trajkoviç: Kjo kalon çdo masë

Aktuale

Tjetër ndalesë nga serbët për Trajkoviç: Kjo kalon çdo masë

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 19:06
Rada Trajkoviq

Rada Trajkoviq, Këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka njoftuar se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit nga policia kufitare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. 

Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej masës”, ka shkruar Trajkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat