Policia e arreston dhe i gjen gjësende të vjedhura 23 vjeçarit nga Tetova

Aktuale

Policia e arreston dhe i gjen gjësende të vjedhura 23 vjeçarit nga Tetova

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është arestuar një 23-vjeçar nga Tetova. Tek i njëjti policia ka gjetur gjësende që janë vjedhur në vendbanimin ku ai jetonte.

“Me datë 18.12.2022 në ora 12:40, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria E.I.(23) nga Reçica e Madhe e Tetovës.

Ai dyshohet se ka kryer më parë një vjedhje në fshat, ndërsa pasuria e vjedhur është gjetur tek i njëjti dhe i është kthyer pronarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj E.I. do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat