Persona të maskuar sulmojnë gazetarë te barrikada afër Çabrës

Aktuale

Persona të maskuar sulmojnë gazetarë te barrikada afër Çabrës

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 13:41
Bllokada në veri

Një ekip i Klan Kosovës sot është sulmuar me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut.

Sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë.

Ekipi i Klan Kosovës nuk ka pësuar lëndime fizike në këtë sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat