Kaqusha Jashari: Ka ngjashmëri në mes të fjalimeve të Vuçiqit dhe atyre të Millosheviqit

Aktuale

Kaqusha Jashari: Ka ngjashmëri në mes të fjalimeve të Vuçiqit dhe atyre të Millosheviqit

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 18:51
Kaqusha Jashari

Ish-kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jashari, ka thënë se ka ngjashmëri në mes të fjalimeve të Aleksandar Vuçiqit dhe Slobodan Millosheviqit, mirëpo, sipas saj, mënyra e veprimit nuk është e njëjtë.

Jashari tha se strategjia e Serbisë është destabilizimi i Kosovës.

“Ngjashmëri ka, por mënyra e veprimit nuk është njësoj. Në atë kohë nuk ka mundur të veprohet sikur tash, por në atë kohë është vepruar në mënyrë tjetër, që kanë organizuar pakënaqësinë me mitingje, me kërkesa që kanë qenë pakuptimta për ne, por kanë qenë kërkesa që janë bazuar në rrena, por edhe vetë ideologu i tyre ka thënë se strategjia jonë bazohet në rrena, ato rrena së pari duhet të pranohen prej nesh si të vërteta e pastaj të plasohen në opinion. Te ta strategjia po bazohet në disa veprime që e kanë qëllimin e destabilizimit”, ka thënë Jashari në Info Magazinë

Sipas saj, pjesë e strategjisë së serbëve është edhe pakënaqësia.

“Me një kohë na kanë thënë shpërngulja e serbëve nga Kosova është për shkak të nacionalizimit shqiptar, dhunës dhe padrejtësisë ndaj serbëve, diçka që nuk ka qenë e vërtetë, por kanë shkuar për shkak të ekonomisë dhe kushteve të rënda. Edhe tash, për shembull, veprimet e tyre bëhen si pakënaqësi, gjithmonë serbët kanë qenë të pakënaqur, ajo është pjesë e strategjisë”, ka shtuar Jashari.

Ajo madje foli edhe për ndërkombëtarët. Sipas saj, disave prej tyre nuk duhet t’u besohet 100 për qind.

“Edhe në mesin e ndërkombëtarëve, mos të themi se janë 100 për qind përkrahës të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat