Kryediplomati i Greqisë sot viziton Kosovën

Aktuale

Kryediplomati i Greqisë sot viziton Kosovën

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 07:15
Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, vjen sot në Kosovë. Ai të hënën qëndroi në vizitë zyrtare në Beograd ku u prit nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daciq

Kështu njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një kumtese, ndërsa bën të ditur se është kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ajo e cila do ta pres atë pranë Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Prishtinë.

Mësohet se të dy ministrat, Gërvalla-Schwarz dhe Dendias, do të kenë adresim për media me të përfunduar agjendën e tyre të takimeve.

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, të hënën pas takimit me homologun e tij grek Dendias kishte deklaruar se ishte siguruar nga kryediplomati grek se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Greqisë sa i përket njohjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat