Policia në gjendjen më të keqe logjistike, thotë ish-drejtori: Jelekët anti-plumb iu dhuruan donacion

Aktuale

Policia në gjendjen më të keqe logjistike, thotë ish-drejtori: Jelekët anti-plumb iu dhuruan donacion

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 10:52
Policia e Kosovës

Deputeti i PDK-së dhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj Policisë.

Ai ka thënë se në aspektin logjistik Policia e Kosovës nuk ka qenë kurrë më keq. Sipas tij atyre u janë dhuruar jelek anti-plumb nga kolegët e Maqedonisë Veriore.

“Çfarë gjendje e kemi policinë sot nga aspekti logjistik të përgatitjes me pajisje, kurrë më keq nuk ka qenë. Jemi ardhur në një gjendje që Policia e Maqedonisë Veriore t’i jep donacion Policisë së Kosovës, jelek anti-plumb”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sot në krye të Policisë së Kosovës, duke ju referuar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, dikur tentonin t’i lëndonin e djegnin policët.

“Ata që dikur protestonin, gjuanin gurë, lëndonin policët, tentonin ti djegnin me koktej –molotova policët sot janë në Qeveri, dhe sot janë shefa të PK-së. Ministri i Brendshëm që është arrestuar shumë herë, që edhe me gurë ka tentuar t’i mbysë policët sot është shef i tyre”, ka thënë Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat