Islami del me një propozim për SHBA-në dhe tregon se çfarë po tenton të bëjë Vuçiqi

Aktuale

Islami del me një propozim për SHBA-në dhe tregon se çfarë po tenton të bëjë Vuçiqi

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 13:32
Dardan Islami

Analisti i politikës, Dardan Islami, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet t’ia kërkojnë 90 ditë kohë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për kthimin e serbëve në institucione.

Islami thotë se SHBA-të duhet të veprojnë ngjashëm siç i kërkuan edhe kryeministrit, Albin Kurti aftat për targat.

Ai ka shkruar se Serbia po tenton që ta bëjë Asociacionin para marrëveshjes përfundimtare e që sipas tij, është një lojë e rrezikshme.

Shkrimi i plotë i tij:

SHBA-te, do te duhej ta lusin Vuqiqin qe ti kthej serbet ne institucione pa kushte, duke ja kerkuar 90 dite kohe, ashtu siq i kerkuan Kurtit afat per tabelat, duke i dhene kohe qeverise se Kosoves ta perpiloj nje draft te asociacionit si pjese e marveshjes perfundimtare.

Beogradi po kerkon qe ta nxjerr asociacionin para marveshjes, e ne marveshje finale deshiron ta imponoj nje autonomi terotoriale per veriun.

Kjo loje e Serbise eshte tejet e rrezikshme ne kete kohe, nese SHBA nuk mund ti bind, atehere na mbetet ta mbajm gjakun dhe koken e ftofte, duke mos rene pre e provokimeve te cilat kan per qellim destabilizimin jo vetem te Kosoves, por edhe te tere rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat