Rakiq: Kurti do vrasjen e serbëve, heqja e barrikadave është e thjeshtë

Aktuale

Rakiq: Kurti do vrasjen e serbëve, heqja e barrikadave është e thjeshtë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 13:44
Goran Rakiq

Ish-ministri në qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti haptazi “propozon vrasjen e serbëve në barrikada” dhe ka shtuar se barrikadat do të hiqen “kur të lirohen serbët e arrestuar, të largohen njësitë e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe kur të hiqen listat për vrasjen e serbëve”.

Rakiq ka pretenduar se Kosova po tregon se “nuk i respekton marrëveshjet, si dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë”.

“Narrativi anti-serb i Prishtinës ka muaj që vazhdon dhe populli ynë e ka ndjerë në lëkurën e vet se sa shumë i intereson Prishtinës respektimi i të drejtave të popullit tonë dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Deklarata e fundit e Albin Kurtit ka tejkaluar çdo masë. Kurti haptazi sugjeron vrasjen e serbëve në barrikada”, sepse sipas tij, “barrikadat nuk mund t’i heq në asnjë mënyrë tjetër”, ka thënë Rakiq.

Edhe ai si edhe shërbëtori tjetër i Vuçiqit, Petkoviq, është ankuar se “thirrja e Kurtit ka kaluar pa reagim nga përfaqësuesit ndërkombëtarë”.

“Ai po bën thirrje për vrasjen e nënave tona, motrave tona, punëtorëve, mjekëve dhe profesorëve tanë që luftojnë ditë e natë “në mënyrë paqësore” kundër terrorit të tij. Fatkeqësisht, ky kërcënim kalon pa përgjigje nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, gjë që është e papranueshme”, ka pretenduar Rakiq.

Sipas tij, receta për largimin e barrikadave është e thjeshtë.

“Lirimi i të gjithë serbëve të arrestuar, tërheqja e të gjitha njësive nga veriu i Kosovës, heqja e të gjitha listave sekrete për vrasjen e serbëve”, ka pretenduar Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat