“O çetnik, Thaçi e Veseli në burg janë....”/ Naim Miftari shpërthen ndaj Goran Rakiqit!

Aktuale

“O çetnik, Thaçi e Veseli në burg janë....”/ Naim Miftari shpërthen ndaj Goran Rakiqit!

Nga: N. Sh. Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 15:51
Goran Rakiq

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka shpërthyer ndaj Goran Rakiqit.

Miftari përmes një postimi në Facebook e ka komentuar deklaratën e tij, i cili ka kërkuar lirmin e serbëve të arrestuar dhe tërheqjen e njësive policore nga veriu.

Miftari e quan Rakiqin çetnik, derisa ia përmend se Hashim Thaçi e Kadri Veseli gjenden në burg.

Kjo pasi kërkesat e Rakiqit nuk mund të ia plotëson kjo Qeveri, ndërsa liderët paraprak ia kanë plotësuar të gjitha.

Më poshtë postimi i plotë:

“Lirimi i të gjithë serbëve të arrestuar, tërheqja e të gjitha njësive nga veriu i Kosovës, heqja e të gjitha listave sekrete për vrasjen e serbëve”, ka pretenduar Goran Rakiqi....!

A ki edhe naj dëshirë tjetër si përshembull edhe në deti, në pushime në Kroaci me ju dërgu juve serbëve të veriut, Goran Rakiqi e Milan Radojçiqi po harrojn se Hashim Thaçin e Kadri Veselin sot i keni në burg, e Isa Mustafën komunistin, e Ramush Haradinaj komandantin, përveç statusa në Facebookun e tyre munden me shkrua sot se nuk i pyet kush për asgjë, kanë ndërru senet në Kosovë o Rakiqi i Vuçiqit!

Njerëzit në barikada me maska, bomba dorës e me AK47 nuk janë të Kurtit, o çetniku i vogël barikadat hiqen shpejt me gjithë juve ose, pa juve se keni me ik..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat