“Arkani” i ri që luan gjithë kontrabandën dhe trafiqet në Veri të Kosovës

Aktuale

“Arkani” i ri që luan gjithë kontrabandën dhe trafiqet në Veri të Kosovës

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 22:29
Zvonko Veselinoviç

Zvonko Veselinoviç, u lind në Mitrovicë. Që në fillim të viteve 2000 është arrestuar disa herë për krime të ndryshme.

Mediat e kanë cilësuar si “Arkanin” e ri dhe kanë shkruar për të duke e konsideruar si qendër de fakto e pushtetit serb në veri të Kosovës.

Raportimet flasin se ai ka bërë pasuri duke kontrabanduar karburante dhe se merret me biznese të ndryshme ilegale në këtë zonë të Kosovës.

Në vitin 2011, gazeta prestigjioze amerikane New York Times do t’i kushtonte një shkrim të thelluar problemeve kontrabandës së veriut të Kosovës duke futur në filtër edhe Zvonko Veselinoviç.

Shkrimi tregonte se si Veselinoviç bashkëpunonte edhe me biznesmenë shqiptarë të Kosovës për kontrabandën në Veri ku përmendej shpërndarja e naftës.

“Por sipas një hetuesi, kur Veselinoviç duhej të fliste me kolegun kosovar, ata zakonisht takoheshin në një enklavë të pyllëzuar serbe. Ishte një zonë e izoluar pa telefon celular.”

Policia e Kosovës, diplomatët perëndimorë dhe autoritetet doganore kanë thënë ndër vite se Veselinoviç është praktikisht një mbret i punëve të pista.

Ai ishte organizator kryesor i një numri të madh barrikadash të ngritura në veri të Kosovës.

“Siç e dini disa anëtarë të thjeshtë të bandave janë futur nëpër listat e zeza të shteteve më të fuqishme demokratike në botë. Së fundmi edhe nga Britania e Madhe, pasi më herët ka qenë nga Gjermania dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Kjo të lë të kuptosh që faktori kryesor destabilizues në pjesën veriore janë bandat kriminale me në krye Veselinovic. Ndërsa ai e ka në krah të fortë në Serbi pasi që Vuçiç e ka përkrahur për ta mbajtur nën kontroll pjesën veriore të Kosovës”, u shpreh politologu, Abdullah Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat