Pas KFOR-it edhe Policia e konfirmon: Nëntë zyrtarë policor u transportuan për shkaqe shëndetësore

Aktuale

Pas KFOR-it edhe Policia e konfirmon: Nëntë zyrtarë policor u transportuan për shkaqe shëndetësore

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë i ka dal në ndihmë Policisë së Kosovës duke mundësuar transportimin e nëntë zyrtarëve policorë që ishin me detyrë në pikën kufitare në Jarinje, e që ishin bllokuar në atë zonë.

Këta zyrtarë edhe për arsye shëndetësore e patën të pamundur të lëviznin nga atje.

E me këtë rast u deshtë edhe intervenimi i KFOR-it.

Kështu u bë e ditur për klanin nga KFOR-i dhe Zyra për Informim e Policisë.

“Referuar situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, Policia e Kosovës sipas nevojës bashkëpunon dhe mban kontakte të vazhdueshme me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme PK-ja mban edhe me KFOR-in, të cilë sot për shkaqe shëndetësore kronike kanë përkrahur transportimin e 9 zyrtarëve policor nga veriu në jug”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Policëve në fjalë nuk iu ishte përkeqësuar gjendja por ata ishin me sëmundje kronike.

Ata kanë qenë duke përdorur terapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat