Krasniqi-Kurtit pas skandalit në Pejë: Kryeministër dilni zot pacientëve, krimi ta ka kapluar sektorin

Aktuale

Krasniqi-Kurtit pas skandalit në Pejë: Kryeministër dilni zot pacientëve, krimi ta ka kapluar sektorin

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 21:19
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngritur një pyetje pas skandalit të fundit në Spitalin e Pejës në të cilin u raportua se një foshnje e vdekur ishte futur në rrobalarëse.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se sektori i shëndetësisë është kapluar nga krimi.

“Edhe çka tjetër duhet me ndodhë në Kosovë, që kjo Qeveri me marrë seriozisht shëndetësinë? Ku është ministri? Ku është drejtori i SHSKUK-së? Pse është tentuar që të fshihet ky rast?

Vetëm tri javë më parë një grua u vra në oborrin e një institucioni shëndetësor publik. A i ka mbetur fije morali ndokujt në këtë Qeveri, apo të gjithë shikojnë vetëm postet dhe privilegjet personale? Caktojeni atë ministër sa më shpejtë, Kryeministër e dilni zot pacientëve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat