EULEX: Jemi duke kryer patrullime vëzhguese në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Aktuale

EULEX: Jemi duke kryer patrullime vëzhguese në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 09:53
EULEX

Misioni e EULEX-it ka njoftuar se është duke e monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë së tyre të shtuar në terren.

Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se pjesëtarët e Njësisë së tyre Policore të Specializuara dhe pjesëtarët nga Njësia Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan.

“Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat