​Tahiri: Ligji për zyrtarët publikë e varros meritokracinë në administratën shtetërore

Aktuale

​Tahiri: Ligji për zyrtarët publikë e varros meritokracinë në administratën shtetërore

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:39
Besnik Tahiri

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se projektligji për zyrtarët publik e varros meritokracinë në administratën shtetërore.

Në seancën ku po shqyrtohet në lexim të dytë projektligji për zyrtarët publik, Tahiri ka shprehur kundërshtimin e AAK-së për miratimin e tij.

Tahiri: Përpara kemi një ligj i cili e varros meritokracinë në administratën shtetërore

“Përpara kemi një ligj i cili na vjen në këtë seancë për shkak se në një moment të caktuar Gjykata Kushtetuese i ka kontestuar disa nene, dhe pas 22 muajve kur kalkulojmë 14 shkurtin, në emër të platformës punësim dhe drejtësi që ka qenë platforma pulitke e programit të Vetëvendosjes na vjen një ligj i cili në thelbin e vet e varros meritokracinë në shërbimin publik, në administratën shtetërore.. Të dashur deputetë, ku ligj besoni në pozitën më të keqe kam e ju vendosë sot juve, e nesër neve, se nuk ka askush nuk i ka 50%, sot jeni ju, nesër do të jemi ne, nesër kushdo që të jetë ministër do të detyrohet që në emër të përshtatshmërisë që është nocion në ligj, të pranojë një emërim politik”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat