Miratimi i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, deputetja e AAK’së: Konfuzion total

Aktuale

Miratimi i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, deputetja e AAK’së: Konfuzion total

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 16:14
AAK

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Bytyqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ëshët qesharake që të kalojë një Ligj për të cilin nuk dihet sa do të jetë paga e një zyrtari publik.

Postimi i saj i plotë:

Është kaq qesharake që të kalojë një Ligj për të cilin nuk dihet sa do të jetë paga e një zyrtari publik, sa është vlera e koeficientit, kur hyn në fuqi etj, do të thotë konfuzion total në Ligjin për pagat të miratuar sot në Kuvend.

Shtrohet pyetja, çka po fshihet mbrapa gjithë kësaj nga Qeveria Kurti?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat