Jevtiq vazhdon propagandën: Serbët nuk provokojnë konflikte, atë e bën Kosova

Aktuale

Jevtiq vazhdon propagandën: Serbët nuk provokojnë konflikte, atë e bën Kosova

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 09:37
Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq

Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar se “tubimi i djeshëm i serbëve nga Kosova në Rudar ka treguar qartë jo vetëm unitet dhe harmoni, por edhe se kur janë kohët e vështira, të gjithë serbët në Kosovë, si nga veriu ashtu edhe nga jugu i Ibrit, kanë një mesazh të përbashkët se duan të qëndrojnë në vatrat e tyre dhe të jetojnë në paqe”, transmeton portali serb “Kosovoonline”.

Jevtiq ka thënë për televizionin serb “Përva TV” se “nuk janë serbët në Kosovë ata që me veprimet e tyre po provokojnë ndonjë përshkallëzim të konfliktit, por se kjo bëhet me deklarata nga Prishtina”.

“Kur dikush thotë se barrikadat do të hiqen bashkë me viktima, ky është një mesazh i qartë se cili është qëllimi i dikujt”, ka pretenduar Jevtiq.
Ai gjithashtu ka thënë se “serbët nga Kosova në takimin e djeshëm kanë thënë qartë se nuk e shohin problemin mes dy kombeve, por në atë se kush e udhëheq qeverinë në Prishtinë, dhe ky është Albin Kurti”.

Jevtiq ka pretenduar se Kurti “prejse ka marrë detyrën e kryeministrit ka provokuar me veprime të njëanshme dhe ka shtuar se është çështja e bashkësisë ndërkombëtare se çfarë po bën ajo në mënyrë që Kurti të pengohet të mos fillojë një konflikt me qëllim të dëbimit të serbëve të mbetur nga Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat