Diskutohet për problemet dhe sfidat në trajtimin e rasteve kundër dhunës në familje

Aktuale

Diskutohet për problemet dhe sfidat në trajtimin e rasteve kundër dhunës në familje

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 11:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot u mbajt takimi në mes koordinatorëve për veprat penale kundër dhunës në familje nga të gjitha prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për problemet dhe sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen prokurorët e shtetit në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me veprat penale kundër dhunës në familje. Ndër të tjera, siç u bë e ditur në komunikatë, u diskutua për sigurimin e provave të mjaftueshme, tërheqjen e deklaratave të viktimave në shqyrtim dhe për pamundësinë ligjore për tu mbështetur në deklaratat e mëhershme.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për mungesën e kapaciteteve në Institutin e psikiatrisë forenzike dhe zvarritjen e ekspertizave.

“Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Prishtinë të gjithë prokurorët koordinatorë u zotuan që do të vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh, me urgjencë dhe me efikasitet të trajtojnë të gjitha rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër dhunës në familje.”, u bë e ditur tutje në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat