Konjufca e shkarkon fotografin e VV-së që dyshohet se rrahu gruan e tij

Aktuale

Konjufca e shkarkon fotografin e VV-së që dyshohet se rrahu gruan e tij

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 13:29
Glauk Konjufca- Geralld Nikoliq

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka shkarkuar nga funksioni fotografin e tij, Geralld Nikoliqin.

Nikoliqi është shkarkuar të enjten nga funksioni i tij brenda Kabinetit të Kryeparlamentarit pas arrestimit nën dyshimin për dhunë në familje, ka mësuar Paparaci nga burime të afërta brenda Kuvendit të Kosovës.

Ish-fotografi i kryeparlamentarit Konjufca është arrestuar të enjten nën dyshimet për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, Nikoliqi është dërguar në mbajtje.

Para se të punësohej në Kabinetin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Geralld Nikoliqi ka shërbyer si fotograf i Lëvizjes Vetëvendosje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat