S’takohen komisionet qeveritare për të zhdukurit nga Kosova e Serbia - shkak tensionet në veri

Aktuale

S’takohen komisionet qeveritare për të zhdukurit nga Kosova e Serbia - shkak tensionet në veri

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:34
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar Raportin Përmbledhës të Punës gjatë vitit 2022, përkatësisht angazhimin në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Andin Hoti, kryesuesi i këtij Komisioni ka prezantuar një program të takimeve më Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur të Serbisë në luftën e Kosovës mirëpo për shkak të gjendjes në veri ai tha se takimet nuk janë zhvilluar.

Ai më tej ka shtuar se janë gërmuar 24 lokacione, ku gjashtë prej tyre kanë përfunduar ndërsa janë në proces edhe tri lokacione të tjera.

“Komisioni nuk është i vetëm në Institucionin e Kosovës që merret me fazën e personave tç zhdukur por ka bashkëpunim regjional me mjekësinë ligjore policinë dje institucionet e tjera relevante”

“Për hir të transparencës në radhë të parë në radhë të dytë të informimit të familjarëve të personave të zhdukur dhe gjithë atyre që jetojnë në Kosovë kemi një prezantim të shkurtër për punën”.

“Shtrohet pyetja a po punojmë sa duhet, nuk po punojmë, por këto janë mundësit tona, mundësit e institucioneve tona për të zbardhë fatin e personave të zhdukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat