Milazim Krasniqi: Dejan Pantiq duket më shumë si peng se sa si i arrestuar

Aktuale

Milazim Krasniqi: Dejan Pantiq duket më shumë si peng se sa si i arrestuar

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 15:28
Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar situatën aktuale në veri. Edhe më konkretisht, ai ka komentuar arrestimin e policit serb në veri të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili është arrestuar nën dyshimin për sulm kundër institucioneve në veri.

Ai ka thënë se në këto rrethana aktuale, Pantiq duket më shumë një peng se sa si i arrestuar.

“Me aq sa dihet, asnjë qeveri deri sot nuk i ka sistemuar dhe adresuar përgjegjësitë penale të atyre mijëra kriminelëve. Nga ana tjetër, një ish polic i policisë së Kosovës, Dejan Pantiqi, po mbahet në arrest të çuditshëm në pikën kufitare, meqë dyshohet për sulm kundër institucioneve. Në rrethanat kur nuk mund të trasnferohet në gjykatë e evntualisht në burg, ai duket si peng më shumë se sa si i arrestuar. Por, nuk duke ashtu vetëm ai.

Si pengje po duken edhe ish kolegët e tij shqiptarë, që janë në detyrë në dy pikat kufitare, 1 dhe 31. Flitet se janë rreth njëqind policë shqiptarë atje, që nuk po mund të ndërrohen me të tjerë, shkaku i bllokimit të rrugëve. Përveë policëve, nga kjo krizë peng është duke u mbajtur mbarë Kosova, më së shumti nga shantazhimi i serbëve dhe i Serbisë, për lirimin e ish policit Dejan Pantiq.” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat