“Pse Vuçiqi nuk e sulmon Kosovën si Millosheviqi”? Bytyçi i reagon Enver Hasanit, ia përmend edhe Hashim Thaçin

Aktuale

“Pse Vuçiqi nuk e sulmon Kosovën si Millosheviqi”? Bytyçi i reagon Enver Hasanit, ia përmend edhe Hashim Thaçin

Nga: N. Sh. Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 20:35
Enver Hasani dhe Hashim Thaçi

Profesori dhe analisti politik, Enver Bytyçi ka reaguar ndaj Enver Hasanit, i cili kishte shkruar një pamflet kundër ASHAK-ut.

Bytyçi shkruan se Hasani ka thënë se në dokument shkruhet se Edi Rama është mik i Aleksandër Vuçiqit dhe Vuçiq është njësoj si kryekrimineli i Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

Bytyçi pohon se Hasani shkruan se pse Vuçiqi nuk e sulmon Kosovën njësoj si Millosheviqi.

Profesor Bytyçi tutje pyet se, “a mund të provoni faktin se Hashim Thaçi bashkë me Ramën e Vuçiqin nuk punuan për ndarjen e Kosovës”?

Profesori pyet se “a mund të thonë se Vuçiqi nuk provokon çdo ditë luftë në Kosovë, njësoj si Millosheviqi?

Reagimi i plotë:

Miku im, Enver Hasani, paska shkruar nje pamflet kunder memorandumit te ASHAK-se dhe e quan gjithcka, pervecse nje dokument me te verteta. Cili eshte argumenti qe perdor? Po jap vetem nje prej tyre:

Zoti Hasani thote se ne dokument shkruhet se Rama eshte mik i Vuciqit dhe Vuciq eshte njesoj si Miloshevici! "Atehere shkruan Hasani, pse Vuciq nuk e sulmon Kosoven njesoj si Miloshevici"!

Me mjafton ky lloj demantimi qe nuk merr parasysh rrethanat e ndryshme ne kohe te ndryshme, qe te konkludoj se reagimi i profesor Hasanit eshte metafizik, mllefist, i njeanshem, ndoshta edhe i porositur!

O njerez, kushdo qofshi, profesore, akademike e cka tjeter! Jeni te zotet te provoni se ato qe thuhen ne memorandum nuk jane te verteta e te sakta? A mundeni ta provoni faktin se Hashim Thaci bashke me Ramen dhe Vuciqin nuk punuan per ndarjen e Kosoves?! A keni argumente te provoni se kryeministri i Shqiperise nuk e percau politiken ne Shqiperi e ne Kosove?! A keni kellce te thoni se Vuciq nuk provokon cdo dite lufte ne Kosove, njesoj si Miloshevici?

Sa i perket vendimit te Gjykates se Drejtesise ne Hage me duhet t'i kujtoj profesor Hasanit, se ajo gjykate jo vetem thote se "Pavaresia e Kosoves eshte ne pajtim te plote me te drejten nderkombetare", por thekson gjithashtu se "Pavaresia e Kosoves nuk bie ndesh as me Rezoluten 1244"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat