​Konjufca lavdëron deputetë: Kanë arritur objektivat ambicioze legjislative

Aktuale

​Konjufca lavdëron deputetë: Kanë arritur objektivat ambicioze legjislative

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 21:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se legjislatura VIII ka arritur konsiderueshëm objektivat ambicioze legjislative, gjithnjë të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian dhe kriteret e integrimeve euroatlantike.

Konjufca së bashku me nënkryetaren Saranda Bogujevci, sot ka pritur në një takim fundviti organizatat partnere të Kuvendit për t’iu shprehur mirënjohje dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë që kanë pasur gjatë këtij viti.

“Të arriturat e deritashme të kësaj legjislature, si dhe përgjithësisht legjislaturave të mëparme, janë pa dyshim meritë edhe e mbështetjes së partnerëve vendorë e ndërkombëtarë të Kuvendit. Sikur deri më tani, së bashku me partnerët, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë t’i avancojë rezultatet dhe t’i përmbush objektivat e parashtruara gjatë vitit në vijim”, ka shkruar ai në Facebook.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat