​Dy javë nga vendosja e barrikadave në veri, shpërthimet dëmtojnë një lokal

Aktuale

​Dy javë nga vendosja e barrikadave në veri, shpërthimet dëmtojnë një lokal

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 09:19
Barrikada e serbeve ne veri

Situata në veri të vendit vijon të mbetet e brishtë. Tashmë janë bërë dy javë që kur u shfaqën barrikadat duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve si dhe duke detyruar që të mbyllen dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka pasur shpërthime.

Së fundmi, një femër ka raportuar në polici se lokalit të saj i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Tashmë nuk është asgjë sekret që njerëzit që po qëndrojnë në barrikada janë të armatosur dhe të ardhur nga Serbia dhe Rusia. Kjo është konfirmuar edhe nga media të ndryshme që kanë publikuar video nga barrikadat.

Po ashtu, KosovaPress në vazhdimësi ka raportuar për rrëmbimin e 6 personave të nacionalitetit serb në veri të vendit. Për këtë ishte kërkuar edhe reagimi i shtetit për të mbrojtur qytetarët serbë nga njerëzit me të kaluar kriminale që po veprojnë në veri. Policia Kosovës, njësitet përkatëse të saj, kanë konfirmuar se janë duke i trajtuar me seriozitet këto informata dhe janë duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e tyre.

Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe dy protesta. Një në Rudarë dhe një në Jarinje por në pjesën e Serbisë. Sipas autoriteteve në Kosovë, plani ishte që të digjet pika kufitare e Jarinjes por Serbia ishte tërhequr më pas nga ky plan.

Ndërsa, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është akuzuar se po mirëmban barrikadat në veri duke ngjallur edhe panik te qytetarët në atë pjesë të vendit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përsëriti se institucionet e Kosovës kanë kapacitete për të larguar barrikadat në veri por janë duke pritur KFOR-in, megjithëse tha se nuk mund të presin gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat