Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

Aktuale

Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 10:26
Ilustrim

Ardhja e bashkatdhetarëve për fundvit në Kosovë ka bërë që të krijohen kolona në disa pika kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te pika kufitare Dheu i Bardhë janë krijuar kolona për të hyrë në vend e cila është e gjatë nga 80-90 metra dhe pritja është 50-60 minuta, ndërsa në pikën kufitare Merdar kjo kolonë është deri në 40 metra dhe pritja është 15-20 minuta.

Image

Edhe në pikën tjetër kufitare në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 15-20 minuta në hyrje.

Ndryshe, dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak aktualisht janë të mbyllura për kalim, kjo për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat