Miftaraj: KFOR-i nuk merret me qëndrimet e shprehur në “Facebook” të deputetëve të VV-së

Aktuale

Miftaraj: KFOR-i nuk merret me qëndrimet e shprehur në “Facebook” të deputetëve të VV-së

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 11:34
Ehat Miftaraj

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka bërë me dije se KFOR-i nuk merret me qëndrimet e deputetëve dhe anëtarëve të LV-së që i shprehin në rrjetet e tyre sociale.

Ai ka treguar se qëndrimet zyrtare tregohen në takime zyrtare me përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it.

“As KFOR as NATO nuk rrinë kujdestar në Facebook ose media tona me i lexu dhe filtru kërkesat e deputetëve apo anëtarëve të VV.

Qendrimet zyrtare tregohen në takime zyrtare me përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it. Një parti politike serioze në tema serioze që prekin sigurinë nacionale i trajton përmes rrugëve institucionale”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat