Basha KFOR-it: Po gaboni, nuk besoj që Amerika ua miraton këtë deklaratë

Aktuale

Basha KFOR-it: Po gaboni, nuk besoj që Amerika ua miraton këtë deklaratë

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 11:57
Dimal Basha

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka deklaruar se “pas 15 dite, KFOR-i paska thanë që duhet dialog me bandën e Radojçiqit për zhbllokimin e barrikadave”.

Basha, i cili u ‘konfrontua’ virtualisht me misionin e NATO-s në Kosovë shprehet se nuk beson që ShBA-ja ua ka miratuar një deklaratë të tillë.

“A keni fol me ambasadën se ky me shokë janë n’listën e zezë të Amerikës? Nuk besoj që Amerika ua miraton këtë deklaratë! Tjetra, po i njejti me shokë janë të kërkuar prej forcave tona policore për plotë vepra kriminale! Kur të takohen me policinë nuk ka dialogim, veç arrestim”, shkroi ai në Facebook.

Madje sipas tij, KFOR-i po gabon për ‘politizimin e pozitës së tij’.

Përmes një gjuhe goxha të ashpër, ligjvënësi i pushtetit – mes tjerash – i ka kërkuar KFOR-it të lëshojë udhë, pasi Policia e Kosovës ka kapacitete për heqjen e barrikadave në veri.

“KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtru mandatin e tyre! Nëse dëshironi me qëndru indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hjek pengesat, por m’u nënshtru asnjëherë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat