Protesta kundër Speciales nuk zgjat shumë/ Molliqaj përmbyllë atë – ja mesazhi për ish-krerët e UÇK-së

Aktuale

Protesta kundër Speciales nuk zgjat shumë/ Molliqaj përmbyllë atë – ja mesazhi për ish-krerët e UÇK-së

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 14:35 Përditësuar në ora: 15:30 më 24.12.2022
Pamje nga protesta

Përfundoi protesta kundër Gjykatës Speciale, Molliqaj: Kjo gjykatë ndjek vetëm krimet që i ka bërë UÇK

Përfundoi protesta e mbajtur sot në Prishtinë kundër dënimit të Sali Mustafës nga Gjykata Speciale, e organizuar nga Partia Socialdemokrate. Me pankarta "UÇK-ja nuk mund të gjykohet", "Gjykatë Speciale-Padrejtësi Speciale", "Historia është shkruar, propaganda ka dështuar", qindra qytetarë e kundërshtuan dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sali Mustafa nga Gjykata Speciale.

Protesta nisi nga sheshi "Zahir Pajaziti”, e cila vazhdoi te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet. Në protestë i pranishëm ishte edhe ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu mori pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale.

Anëtari i PSD-së, Gëzon Kastrati tha se Gjykata Speciale dëshiron ta rishkruajë historinë e UÇK-së duke ja bashkangjitur edhe tri fjalë të tjera, "Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale", derisa tha se dënimi i dhënë nuk është në emër të popullit.

"Historia jonë e vonë është shkru me tre fjalë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo gjykata po don me rishkru këtë histori duke ja bashkangjitë edhe tri fjalë të tjera Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Plus thonë në emër të popullit. Ne emër të cilit popull? Në emër tim? M'falni por Jo. Le ta din kjo Gjykatë që për neve edhe për gjithë botën kjo histori është shkru veç me tri fjalë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës", tha Kastrati.

Natyra Kuqi nga PSD tha se në Universitetet Botërore është futur një lëndë, ku flitet për krimet e luftës që UÇK nuk i ka bërë anjëherë.

Kuqi kërkoi nga të gjithë të angazhihën në mbrojtje pasi sipas saj kjo Gjykatë po sjell vetëm padrejtësi.

“Na thanë se ska rëndësi çka shkruhet e bëhet, por sot jemi dëshmitarë se në Univeristetet Botërore, UÇK është futur në një lëndë ku flitet për krime luftë. Për çka të rinjtë që kanë lind pas vitit '99 janë duke e mësuar një landë ku flitet për gjërat që asnjëherë UÇK-ja nuk i ka bërë. Është e rendesishme që historia të mbrohet. Kur mbrohet UÇK mbrohet shtetësia e Kosovës, sepse gurthemeli është UÇK. Kur kriminalizohet UÇK kriminalizohet shteti i Kosovës. Nuk duhet të jemi neglizhentë, por të angazhdohemi në mbrojtje, liri e drejtësi, pasi e vetmja gjë qe po na sillet kjo gjyktaë është padrejtësi. UÇK duhet të mbrohet nga çdokush, UÇK është arsyja pse sot ekzistojmë", tha Kuqi.

Kryetari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku tha se pavarësisht se Kosova është shtet i pavarur, populli po vazhdon me shumë padrejtësi, derisa kërkoi nga Kuvendi të jetë në nivel të detyrës dhe ta ndryshojë ligjin e dhomave të specializuara.

"Gjykata speciale gjykon vetëm shqiptarët dhe jo masakrat që i ka shqiptuar Serbia. Nuk ka gjykatë në botë, e cila merret vetëm me një etni. Kuvendi duhet të jetë në nivel të detyrës dhe ta ndryshojë ligjin e dhomave të specializuara", tha Klinaku.

Edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përshëndeti krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Molliqaj tha se duhet të ndërrohet jurediksioni i kësaj Gjykatë, sipas tij, kjo gjykatë ndjek vetëm krimet që i ka bërë UÇK.

"Edhe 23 vite pas çlirimit të Kosovës, çlirimi po ka kosto. Procesi i speciales na ka nxerrë një mësim, liria mund të fitohet një herë por duhet mbrojtur çdoherë sepse në momentin qe nuk mbrohet shtrëmbohet. Kërkesat tona janë të ndrërrohet jurediksioni i kësaj gjykate, kjo gjykatë i ndjek vetëm krimet që i ka bërë UÇK. Nëse duan drejtësi ndjeken krimet, nëse duan padrejtësi ndjek UÇK", shtoi Molliqaj.

Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.

Molliqaj: Krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë, duhet të ndërrohet juridiksioni i Speciales

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, që ka ftuar protestën e sotme kundër Gjykatë Speciale ka thënë se krerët e UÇK-së që janë arrestuar po mbahen peng në Hagë.

“Më lejoni t’i përshëndes krerët e UÇK-së që janë marrë peng në Hagë. Procesi i Speciales na ka nxjerr edhe një mësim shumë të rëndësishëm. Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet”, ka thënë Molliqaj.

 “Ne s’jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë Gjykatë as për t’i fajësuar ata që e kane votuar. Ata që e kanë votuar këtë gjykatë nën presionin për akuzën e trafikut të organeve sot duhet ta kundërshtojnë më shumë se ata që e kanë kundërshtuar në fillim”, ka shtuar ai tutje.

Molliqaj ka thënë se duhet bashkuar për të mbrojtur luftën e UÇK-së.

“Me votën e tyre është krijuar një monstrum. Ftesa jonë është e qartë. Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UCK-së.. Ata që nuk i duan udhëheqësit nuk e duan UÇK-në”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se duhet të ndërrohet juridiksioni i Gjykatës Speciale dhe sipas tij kjo është nevojë urgjente.

“Duhet të ndërrohet juridiksioni i kësaj gjykate. Është moment urgjence, duhet të veprojmë tash”, ka shtuar tutje Molliqaj.

Klinaku: UMNIK-u, EULEX-i dhe Specialja kishin mandat të gjykonin krimet e luftës, gjykuan vetëm shqiptarët

Faton Klinaku nga OVL “UÇK” ka thënë se ndonëse EULEX kishte mandatin për ti gjykuar krimet e luftës, e njëjta gjykoi vetëm shqiptarët.

I pranishëm në protestën e thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD), gjersa brohoriti tri herë “UÇK”,Klinaku ka thënë se një gjë të tillë po e bën edhe Specialja.

“Që nga përfundimi i luftës së UÇK-së, edhe pse Kosova është shtet i pavarur populli  është përballur dhe vazhdon të përballet me shumë sfida në drejtësi. UNMIK-u kishte mandatin te gjykonte krimet e luftës të kryera në Kosovë, por gjykoi vetëm shëiptarët. EULEX kishte mandat të gjykonte krimet e kryera në Kosovë por gjykoi vetëm shqiptarët Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet dhe masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta ndryshoj ligjin për Gjykatën Speciale.

Protesta e PSD-së kundër Speciales, dy deputetet e PDK-së krahas Molliqajt iu prijnë protestuesve

Në hapësirën përpara hotel “Grandit” në Prishtinë janë grumbulluar qytetarë të shumtë të cilët po marrin pjesë në protestën e ftuar nga PSD-ja në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Në protestën e titulluar “Jo në emrin tim” po marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kjo protestë ka ardhur pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat