Don Viktor Sopi nga Caritas Kosova uron popullin shqiptar për festat e fundvitit!

Aktuale

Don Viktor Sopi nga Caritas Kosova uron popullin shqiptar për festat e fundvitit!

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:06
Don Viktor Sopi

Drejtori gjeneral i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, për festat e fund vitit.

Don Viktor Sopi, në urimin e tij, ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij, që kanë mundësuar implementimin e projkteve të tyre, ai gjithashtu ka uroar të gjithë besimtarër e katolik për festën e krishtëlindjës,

“Dëshiroj të urojë festën e krishtëlindjes të gjithë atyre që i gëzohen jetës, sepse nga Betlehemi na vjen ajo ngrohtësi, shpresë e jetës për të jetuar për të tjerët, sepse vetëm atë wë e bëjmë për të tjerët, na sjellë ngrohtësi dhe entuziazem për atë veprim që e dëshmon në jetën e tyre,”, ka thënë Sopi.

“Jemi në mbarim të vitit 2022, dhe falenderojmë të gjithë ku Caritas Kosova është prezent me implementimin e projekteve të cilat drejtëpërdrejt i shkojnë në favor të njeriut të kategorive të ndryshme”, thotë Sopi.

“Dëshiroj që t’i falendëroj bashkëpunëtorët e mi dhe përfituesit të cilët kanë shpreh ngrohtësi njerëzore në momente të caktuara ku jemi takuar si përfitues të projekteve, ku kanë shpreh falendërim për donatorët në vend dhe jasht vendit, të cilët kanë ndihmuar që njerëzit në nevojë të ndihen mirë”, shprehet ai.

Ai tregon se, do të fokusohen në të gjitha fushat ku Caritas Kosova është prezent në Kosovë, për të ndihmuar fëmijët në edukimin dhe rritjen e tyre, ku janë qindra fëmijë për të cilët kanë projekt dhe që e menaxhojnë e stimulojnë rritjen e tyre.

“Dëshiroj të theksoj se Caritas Kosova në të gjitha fushat do të jetë prezent në favor të njerëzve në nevojë edhe në vitin 2023. Poashtu dëshiroj të uroj festën e Krishtëlindjes të gjithë atyre që i gëzohen jetës, sepse na vjen ajo ngrohtësi, shpresë e jetës për të jetuar për të tjerët. Sepse atë që e bëjëm për të tjerët sjëllë ngrohtësi dhe entuziazëm”, thotë Sopi.

Ai tregon se Caritas Kosova në vitin 2022 ka menduar për të varfërit.

“Mbi 100 shujta ka shpërnda çdo ditë në Prishtinë dhe rajone të tjera”, shprehet ai.

Ai thotë se misioni i Caritasit po vazhdon falë bashkëpunëtorëve, njerëzve të vullnetit të mirë me aq sa ka mundësi dhe dashuri të madhe për të ndihmuar njerëzit e vendit tonë.

“Gëzuar Krishtëlindjet dhe uroj që viti 2023 të jetë vit i paqes, i shpresës, i solidaritetit, vit i mirëkputimit, i faljes dhe dashurisë”, thotë në urimin e tij Don Viktor Sopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat