​Gjergji: Shpresojmë që paqja të realizohet para se të vije konflikti

Aktuale

​Gjergji: Shpresojmë që paqja të realizohet para se të vije konflikti

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 19:20
Imzot Dodë Gjergji

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë ka organizuar pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes 2022.

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji ka uruar festën e Krishtlindjes të gjithë të pranishmëve duke uruar paqe para konfliktit.

Gjergji: Shpresojmë që nuk do të vije konflikti përpara se të realizohet paqja, sepse është e domosdoshme

"Ju uroj që vërtetë të keni paqen dhe gëzimin në zemrat tuaja, në familjet tuaja e mbi të gjitha në Kosovë. Ne shpresojmë që nuk do të vije konflikti përpara se të realizohet paqja sepse paqja është e domosdoshme, nuk ka alternative dhe ne të gjithë duhet të jemi punëtorë të vyer, të ruajtjes së paqes në vend dhe të arritjes së pajtimit me të gjithë që jetojnë me ne", tha Gjergji.

Në këtë pritje solemne morën pjesë, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe deputetë të partive të ndryshme dhe personalitete fetare e kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat