Në meshën e Krishtlindjes, apel edhe për dialog

Aktuale

Në meshën e Krishtlindjes, apel edhe për dialog

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 09:46
Foto nga vendngjarja

Në mesnatën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, u mbajt mesha e Krishtlindjes.

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, në fjalën e tij, foli për rëndësinë e dashurisë së njeriut për njeriun dhe largimin e urrejtjës.

Ai nuk la pa komentuar edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, por edhe në botë, sikurse lufta në Ukrainë.

Derisa foli për situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës, ai tha se secili  duhet të ketë kujdes nga gjuha e urrejtjes dhe përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen.

E mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk çojnë drejt pajtimit por drejt konfliktit”, tha imzot Gergji, duke shtuar se as përfaqësuesit e BE-së, të cilët janë të përfshirë në lehtësimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk bën të presin që pajtimi të vijë vetvetiu.

Ai kërkoi që ata të angazhohen më seriozisht dhe të punojnë më me përkushtim në mënyrë që të mos lejohet që një konflikt i ri në rajon.

“Që ta ruajmë paqen nevojitet të tregojmë fuqinë e brendshme të shpirtit të secilit njeri që jeton në këtë hapësirë, cilitdo komb që i takoj, cilido shtet që i takoj sepse secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, nga përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen e mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk qojnë drejt pajtimit por drejt konfliktit”, tha imzot Gjergji.

Ipeshkvi foli edhe për luftën në Ukrainë. “Nëpër Krishtin të gjithë ne kemi marrë dhuratën e paqes dhe kemi arritur të kemi këtë paqe në brendinë e shpirtit tonë, pastaj jemi mësuar prej tij se si ta ushtrojmë këtë paqe në jetën e përditshme dhe si të bëhemi punëtorë të vyer të paqes për njëri tjetrin për botën dhe për vendin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat