Presidentja Osmani e kaloi mbrëmjen e Krishtlindjes në fshatin e bukur të Pjetërshanit

Aktuale

Presidentja Osmani e kaloi mbrëmjen e Krishtlindjes në fshatin e bukur të Pjetërshanit

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 10:19
Foto nga vendngjarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se mbrëmjen e Krishtlindjes e ka kaluar në fshatin e bukur të Pjetërshanit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka thënë se qytetarëve të asaj ane ua ka uruar Krishtlindjen dhe më pas janë mirëpritur në Famulli.

“Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne”.

Në fotot e postuara të Presidentes shihet se bashkë me të në këtë vizitë ishin familja e saj si dhe një pjesë e stafit.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat